Bujku

172 pajisje bujqësore iu ndahen fermerëve në Rahovec

0

Komuna e Rahovecit gjatë ditës sotme ka bërë shpërndarjen e fazës së dytë të mekanizmave bujqësorë.

Nga kjo 172 pajisje bujqësore iu janë ndarë fermerëve të kësaj ane. Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku tha se i gjithë procesi i ndarjes së këtyre mjeteve ka shkuar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pasur ndarje selektive.

“Diku 791 fermerë kanë përfituar prej këtij kodi buxhetor që ne e kemi ndarë direkt për fermerët. Diku janë 12 pajisje, në fazën e parë kemi shpërndarë 138, për shkak kemi lidhur kontrata me operatorë që nuk po munden me na furnizuar me këto sasi. Sot janë diku 172 mjete bujqësore që do t’i marrin fermerët. Ndarja është bërë, mbi 94 për qind e atyre që kanë aplikuar kanë përfituar. Nuk ka pas ndarje selektive”, tha Duraku.

Ndërkaq, njëri prej përfituesve të një kultivatori, Asllan Krasniqi tha se kjo do t’i shërbejë më shumë për vreshta, por edhe për produkte të tjera.

“90 për qind për vreshta, plus për kultivime tjera, speca dhe shalqi. Deri këtu mirë ka shkuar. Mendojmë që kemi për të punuar mirë në mënyrë që të vazhdojmë”, tha Krasniqi.

Përfituesi tjetër i një pajisje për mjeljen e lopëve, Spahi Morina tha se këto ndihma sado të vogla janë, janë të mirëseardhura.

“Kjo pajisje është për mjeljen e lopëve. Kjo është mirë, sado pak është një ndihmë. Kemi aplikuar edhe për mjete tjera, por prej tri kemi marrë një”, tha Morina.

Përveç këtyre pajisjeve, fermerëve nga zyrtarë komunalë iu premtua dhe investime në sera të vreshtave. /KP/Telegrafi/