Teknologji

A ke harru me lujtë Pishpirik?

0

A ke harru me lujtë Pishpirik?


Fun


Gazeta Express

04/11/2020 17:09

Loja që te gjithëve na ka mbledhur rreth tavolinës, netëve me rrymë e pa rrymë, në gëzime e ditë të këqija, netëve të ftohta të dimrit, e ditëve të ngrohta të verës – Pishpiriku – tashmë po na mbledhë të gjithëve rreth Facebookut.

Loja është e hapur për të gjithë. Mjafton të keni një llogari në Facebook, të hyni në faqen (https://www.facebook.com/Pishpirik2020) dhe të filloni lojën me butonin “Play Game” apo direkt në: https://fb.gg/play/pishpirikal

Kjo lojë që
me gjenerata është luajtur nga prindërit, gjyshërit e stërgjyshërit tanë po
vjen në versionin modern, atë online, e ideuar dhe punuar nga një kompani
vendore. Me një dizajn të veçantë, mënyrë shumë të thjeshtë për
të luajtur, me Pishpirik mund të kaloni kohën tuaj të lirë duke sfiduar vetën
dhe të tjerët, duke përfshirë këtu shokët e shoqet të cilët mund t’i ftoni në
lojë me butonin “Invite Friends”.

Screen%20Shot%202020-11-02%20at%2012.28.23%20PM.png

Pishpirik
mund të luhet me dy dhe katër lojtarë, varësisht nga preferencat tuaja.

Screen%20Shot%202020-11-02%20at%2012.30.18%20PM.png

Me
konceptin unik, Pishpirik gjithashtu rënditë lojtarët më të mirë në bazë të pikëve
në “Tabelën e liderëve” ku vendosen vetëm 20 personat që kanë grumbulluar më së
shumti pikë. E kush nuk do të donte të ishte në tabelën e liderëve? Edhe një
arsye më shumë pë të luajtur.

Screen%20Shot%202020-11-02%20at%2012.30.39%20PM.png


Kënaqësia fillon me një klikim.  

Rregullat besojmë i dini, andaj provojeni. Do të na falënderoni më vonë!