Ekonomi

AAK-ja përkrah kërkesat e gastronomëve për zgjatje të orarit të punës

0









Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka quajtur të drejta kërkesat nga Shoqata e Gastronomëve për zgjatje të orarit.


Zëvdeskryeministri në largim nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij ka kërkuar të zgjatet orari i punës për gastronominë.


“Kërkesat e gastronomëve duhet të merren seriozisht. Aleanca si parti dhe unë si zëvendëskryeministër, kemi kërkuar në vazhdimësi që të krijohen mundësitë për gastronomët dhe të zgjatet orari i punës për këtë veprimtari”, ka shkruar Tahri.


Të dielën gastronomët kanë lëshuar kritika në drejtim të qeverisë dhe partive politike që po mbajnë tubime politike duke shkelur masat anti-COVID, ndërsa janë ankuar se bizneset e tyre po gjobiten çdo ditë për shkeljen e këtyre masave.


Ata u kanë bërë bizneseve anëtare që mos të paguajnë gjobat e vëna nga inspeksioni, ndërsa kanë kërkuar që të zgjatet orari i punës. /Zëri