Sport

Ademi mbledh përfaqësuesit e klubeve në Antali, Prishtina nuk shkon në takim

0

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi sot ka takuar nga afër përfaqësuesit e klubeve kosovare që po qëndrojnë me skuadrat e tyre në Turqi.

Shumica e klubeve kosovare, përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror në Superligë po i kryen në Antali të Turqisë, shkruan IndeksOnline

E në takimin e thirrur nga Ademi prezent ishin përfaqësuesit e Dritës, Llapit, Ballkanit e skuadrave të tjera, por mungonte prezenca e udhëheqësve të Prishtinës.

Edhe pse kishin ftesë, përfaqësuesit e Prishtinës nuk ishin të pranishëm.