Teknologji

Anglia gjen ilaçin për fëmijët problematik, me anë të teknologjisë

0

Një institucion ka vendosur t’i marrë
gjërat nën kontroll dhe me metoda të thjeshta t’i ndihmojë fëmijët që mund të
futen në telashe.

Institucioni Youth Almighty nga Anglia punon
me persona problematikë dhe e ka gjetur mënyrën e duhur për t’i ndihmuar ata,
me ndihmën e dronëve. Institucioni ka investuar në sisteme speciale malore dhe
elektrike për t’i mbikëqyrur ata që mund të jenë në telashe në zonat rurale,
dhe për këtë qëllim e kanë blerë edhe dronin.

Droni mund të arrijë në vendet problematike shumë më shpejt, dhe ata pastaj mund ta monitorojnë situatën.

“Këta janë të rinj që mund të futen në
telashe ose përleshje dhe mund të konsumojnë alkool, drogë ose substanca të
tjera. Pranojmë telefonatë nga njerëzit, miqtë ose policia, dhe më pas me
ndihmën e biçikletave do të arrijmë tek këta fëmijë shumë shpejt dhe t’i
shpëtojmë ata”, tha për “The Mirror” Phil Tye nga shoqata, transmeton Koha.

 Gjithashtu, këtu do të ndihmojë edhe droni i cili është shumë më i shpejtë se policia ose biçikleta.

Ai shtoi se u detyruan të përshtaten me
zhvillimin e teknologjisë, ndërsa ky institucion po bën gjithçka që mundet për
t’i ndihmuar fëmijët në telashe. Falë ekipit të tyre të veçantë të përbërë nga
fëmijët, ata janë shumë të suksesshëm në synimet e tyre. Madje këtë e kishte
komentuar edhe policia se numri i ngjarjeve problematike mes fëmijëve është
zvogëluar në pesë vjetët e fundit.