Apple do të paguajë 113 milionë dollarë pasi ngadalësoi qëllimisht Iphone-t e vjetër

Gjiganti
teknologjik Apple do të paguajë 113 milionë dollarë për të sheshuar akuzat se
ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër.
33 shtete në SHBA
deklaroi se Apple e ka bërë këtë gjë qëllimisht për të detyruar përdoruesit e
saj për të blerë një pajisje të re.
Miliona persona
në botë u prekën në vitin 2016 kur modelet e telefonëve iPhone 6, 7 dhe SE u
ngadalësuan, në një skandal që tashmë është pagëzuar me nofkën “batterygate”.
Apple refuzoi të
komentonte akuzat, ndonëse më parë kishte pranuar se telefonët ishin
ngadalësuar për të përmirësuar performancën e baterisë.