Teknologji

Apple lëshon iOS 13.2.2, korrigjon disa probleme në iPhone

0

Apple ka lëshuar iOS 13.2.2 për iPhone, i cili korrigjon një problem me menaxhimin e memories RAM dhe probleme të tjera në performancën e përgjithshme.

Mund ta instaloni këtë version direkt nga
iPhone, nëpërmjet funksionit OTA, nga Settings > General > Software
Update.

Risitë që sjell iOS 13.2.2:

Zgjidh një problem që mund të shkaktonte
mbylljen e papritur të aplikacioneve në prapavijë.

Zgjidh një problem që shkaktonte shkëputjen e
përkohshme të iPhone nga një lidhje interneti gjatë një telefonate.

Zgjidh një problem me internetin që ndonjëherë
figuronte i padisponueshëm.

Zgjidh një problem me shërbimin Single Sign-On
në Safari.

Zgjidh një problem me rimbushjen nëpërmjet
aksesorëve YubiKey.