Teknologji

Apple përgatit MacBook me procesorë ARM

0

Sipas
burimeve të afërta me këtë temë, Apple po planifikon të futet në tregun e
realitetit të shtuar (augmented reality, AR) gjatë vitit 2020, me helmetën e
vet AR.

Burimi zbulon gjithashtu se kompania do ta
lansojë MacBookun e ri me procesor ARM, raporton GSMArena.

Tani për tani nuk dihet formati i prodhimit
dhe aplikueshmëria e helmetës AR, por dihet se pajisja do të ketë ekran
holografik.

Mundësi të AR do të kenë edhe iPhonët për
vitin e ardhshëm me ndihmën e sensorit 3D ToF në anën e pasme. Me një
ridizajnim të pamjes, telefonat e rinj do të kenë panele OLED prej 5.4, 6.1 dhe
6.7 inçësh.

Kur bëhet fjalë për MacBookët, priten anëtarë
të rinj të familjes me procesorë ARM. Kjo do t’i japë kompanisë Apple kontroll
më të mirë ndaj bërthamave dhe përmirësim shtesë të punës dhe efikasitetit të
baterisë.