Teknologji

Apple prezanton Apple Watch Seria 6, që mat nivelin e oksigjenit në gjak

0

Apple prezanton Apple Watch Seria 6, që mat nivelin e oksigjenit në gjak


Lajme


Gazeta Express

15/09/2020 19:38

Apple ka prezantuar sot Serinë 6 të orës së mençur Apple Watch.

Modeli më i ri i orës së Apple ruan dizajnin e
përgjithshëm si paraardhësit e tij, por vjen me një varg sensorësh të rinj.

Këta sensorë janë të aftë të monitorojnë oksigjenit
në gjak, si dhe të monitorojnë më mirë cilësinë e gjumit tuaj, ndër të tjera.

Apple thotë se Seria 6 mund të bëjë matjen e nivelit të oksigjenit në gjak për rreth 15 sekonda, duke përdorur dritën e kuqe dhe infra të kuqe.

Seria 6 gjithashtu vjen me një procesor të ri
S6, i cili premton performancë deri 20 për qind më të shpejtë sesa
paraardhëset.

Serinë 6 mund ta bleni me ngjyrë ari, grafiti, të kaltër apo të kuqe.

Apple Watch Seria 6 do të shitet me çmim
fillestar prej 399 dollarësh amerikanë dhe është në dispozicion nga sot, 15
shtator – dërgesat do të bëhen nga e premtja, 18 shtator, në SHBA.

Përveç Serisë 6, Apple sot ka prezantuar edhe Apple Watch Se, një model më ekonomik, që vjen me veçoritë e Serisë 5 të vitit të kaluar. /Express/