Teknologji

Apple prezanton gjeneratën e tetë të iPad’it bazik 10.2 inçësh – kushton 329 dollarë

0

Apple prezanton gjeneratën e tetë të iPad’it bazik 10.2 inçësh – kushton 329 dollarë


Lajme


Gazeta Express

15/09/2020 19:56

Apple ka prezantuar gjeneratën e tetë të iPad’it bazik: një version i ri i iPad’it më të lirë prej 10.2 inçësh, që vjen me procesor A12 (i parë për herë të fundit në iPad Air të 2019’s dhe në modelet iPad mini).

Çipi A12 sjell kapacitetet e procesimit të
Apple në modelin bazik të iPad’it për herë të parë.

Apple thotë se modelit të ri i përshtaten
këllëfët ekzistues në shitje, përfshirë këllëfin me tastierë që vet e prodhon,
si dhe ato që i prodhon Logitech.

Po ashtu, edhe Apple Pencil, gjenerata e parë,
funksionon në këtë iPad të ri.

iPad i ri do të punojë me iPadOS 14, dhe do të
ofrojë shumë veçori të reja që Apple tashmë i ka prezantuar, sidomos për
shkrim.

Porositë për gjeneratën e tetë të iPad
fillojnë sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa pakot e para do të
dorëzohen të premten.

Çmimi i iPad bazik nuk ka ndryshuar: do të kushtojë 329 dollarë. /Express/