Teknologji

Apple prezanton iPad Air të ri, që duket si iPad Pro – kushton 599 dollarë

0

Apple prezanton iPad Air të ri, që duket si iPad Pro – kushton 599 dollarë


Lajme


Gazeta Express

15/09/2020 20:09

Apple ka prezantuar sot një iPad Air të ri, që ngjason shumë me iPad Pro.

Është një ndryshim i rëndësishëm dizajni nga
Air i deritashëm, i cili është risjellë në jetë vitin e kaluar, duke hyrë
ndërmjet iPad’it bazik dhe iPad Pro.

Air i vitit të kaluar ishte më i trashë dhe
kishte një pullë për “Touch ID”, por i riu është dukshëm më i hollë dhe ka
ekran mbi tërë sipërfaqen e përparme.

Apple ka përdorur një ekran më të madh prej
10.9 inçësh “Liquid Retina” (me rezolucion 2360 x 1640) për iPad Air të ri.

Për ta realizuar
këtë, Apple e ka zhvendosur sensorin e gjurmëve të gishtave në pullën e ndezjes
sipër.               

Brenda iPad Air
të ri do të jetë çipi i fuqishëm A14 Bionic, me CPU prej gjashtë bërthamash,
dhe 11.8 miliardë tranzistorë.

Apple premton se
performanca e iPad Air të ri do të jetë 40 për qind më e shpejtë sesa e
paraardhësit.

iPad Air do të
vijë me portin USB-C, sikurse iPad Pro, dhe do të përkrahë mbushjen prej 20W.

Sikurse Pro, Air
i ri do të ketë kamerë të pasme prej 12 megapikselësh, ndërsa kamera e përparme
do të jetë prej 7 mp.

iPad Air i ri do të shitet me çmim fillestar prej 599 dollarësh. Do të jetë në dispozicion nga muaji i ardhshëm. /Express/