Teknologji

Apple shet 130,000 iPhone 11 për një ditë

0

Ndërsa formacioni i iPhone 2019 është
tashmë i disponueshëm në shumë tregje, vetëm prej dje, 25 tetor, iPhone 11,
iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max u lansuan në Korenë e Jugut, krahas Apple
Watch Series 5.

Sipas një raport që citon burimet e
brendshme, Apple mund të ketë shitur rreth 130,000 iPhone, pasi ky është numri
i pajisjeve që janë aktivizuar.

Rregullo ndriçimin sipas dëshirës tuaj me
poçin Smart Bulb LEDs permes aplikacionit V-Tac

Të brendshmit e industrisë thanë se
konsumatorët lokal ishin dukshëm të shtyer nga përgjigjet pozitive nga SH.B.A.
dhe Japonia, ku iPhone 11s u lansua një muaj më herët se Koreja e Jugut,
shkruan The Korea Herald.

Ndërsa kjo është padyshim një rritje e mirë
– me 30 përqind përkundër performancës së ditës së parë të linjës së vitit
2018, nuk është shumë krahas Samsung Galaxy Note10, që shiti rreth 220,000
njësi në ditën e parë.