Teknologji

BMW-ja humbi 666 milionë euro për tre muaj për shkak të pandemisë

0

BMW-ja humbi 666 milionë euro për tre muaj për shkak të pandemisë


Lajme


Gazeta Express

05/08/2020 10:40

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, BMW, ka thënë se pret të shënojë fitim këtë vit pavarësisht humbjes së 666 milionë eurove gjatë tremujorit të dytë të këtij viti për shkak të rënies së shitjeve në periudhën e pandemisë dhe izolimit.

Sipas zyrtarëve të kompanisë së njohur,
shitjet kanë filluar të rimëkëmben, përfshirë tregun kinez, por përmirësimi nuk
do të jetë i mjaftueshëm për t’i mbuluar humbjet e muajve të kaluar, të
shkaktuara nga pandemia.

Pas publikimit të shifrës së humbjeve, vlera e
aksioneve të prodhuesit gjerman ra për 3 për qind. Analistët thanë se nuk kanë
pritur që kjo kompani të shënojë humbje kaq të madhe, shkruan
“Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Industria e veturave është goditur rëndë nga
pandemia. Nga periudha e papërshtatshme për biznese janë goditur rëndë edhe prodhuesit
“Fiat Chrysler”, “Ford” dhe “Daimler”, në kohën
kur kompanitë po garojnë për zhvillimin e veturave që lirojnë më pak gazra për
shkak të rregullave të ashpra të BE-së për mbrojtjen e mjedisit.

Megjithatë, prodhuesi i veturave elektrike,
Tesla, raportoi rrije të margjinës për 25.4 për qind gjatë tremujorit të dytë,
më shumë sesa rritja për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që ishte 18.9
për qind. Sidoqoftë, kjo kompani pësoi 5 për qind rënie të shitjeve.