Sport

Brazilianët e Juventusit largohen nga Italia

0

Sandro dhe Danilo janë lejuar të udhëtojnë për Brazil

Pasi
karantina përfundoi dje, për shkak të COVID-19, lojtarët e Juventusit janë duke
u kthyer te familjet e tyre.

Dyshja
Alex Sandro dhe Danilo raportohet se kanë lënë Torinon për të udhëtuar në
vendlindje, ashtu si Douglas Costa, Gonzalo Higuain, Sami Khedira dhe Miralem
Pjanic javën e kaluar.

Derisa
Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë ende duke u rikuperuar nga koronavirusi,
kurse Paulo Dybala thotë se ndihet shumë më mirë.

“Zonja
e Vjetër” ende s’ka konfirmuar asgjë lidhur me rinisjen e stërvitjeve, gjitha
klubet po i shtyjnë për shkak të gjendjes së rëndë në Itali ku deri më tani kanë
vdekur afër 10 mijë persona. /Gazeta Express/

The post Brazilianët e Juventusit largohen nga Italia appeared first on Gazeta Express.