Teknologji

Dërgohen edhe 60 satelitë nga SpaceX në orbitë

0

Dërgohen edhe 60 satelitë nga SpaceX në orbitë


AutoTech


Gazeta Express

05/06/2020 0:17

Prodhuesi amerikan i raketave, satelitëve
dhe anijeve kozmike SpaceX, dërgoi në hapësirë 60 satelitë të tjerë që janë
pjesë e rrjetit satelitor të internetit Starlink

Raketa Falcon u ngrit nga kompleksi “Space
Launch Complex 40” në Stacionin e Forcave Ajrore “Cape Canaveral” në Florida.

Sipas Space.com, ky ishte lançimi e pestë i
raketës Falcon 9, ndërsa pjesa e jashtme e saj e bardhë është djegur nga
udhëtimet e saj të mëparshme në atmosferë.

Raketa u përdor më parë për lëshimin e grupeve
satelitore Starlink dy herë, një herë grupet satelitore të komunikimeve
“Iridium NEXT” dhe një herë një satelit komunikimi shtetëror kanadez.

Udhëtimi i parë “Crew Dragon” i SpaceX që
transportoi dy astronautë amerikanë të NASA-s, Robert Behnken dhe Douglas
Hurley, u arriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) në muajin e kaluar.

Ata ishin amerikanët e parë që u lançuan nga
një raketë amerikane nga toka amerikane në stacionin hapësinor pas gati një
dekade.

Si pjesë e projektit Starlink, kompania
planifikon të lançojë gjithsej 12 mijë satelitë të internetit deri në vitin
2027.

Siç theksohet në faqen e saj të internetit,
kompania SpaceX e themeluar në vitin 2002, synon të revolucionarizojë
teknologjinë e hapësirës, me qëllimin përfundimtar të aftësojë njerëzit të
jetojnë në planete të tjera.