Ekonomi

Drejtori i ATK-së takon përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve

0









Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, është takuar sot me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës.


Në këtë takim kanë diskutuar rreth situatës së krijuar në sektorin e ekonomisë në përballje me pandeminë, po ashtu edhe vështirësitë me të cilat po përballet sektori i gastronomisë, përcjell “Zeri.info”.


Sipas një komunikate të lëshuar për media nga ATK-ja, gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë në aspektin tatimor për industrinë e gastronomisë, konkretisht në riprogramimin e borxheve tatimore, fiskalizimin e tërësishëm të këtij sektori, si dhe bashkëpunim në luftimin e ekonomisë joformale, e cila sipas tyre sigurisht ndikon në uljen e konkurrencës së pabarabartë në treg. /Zëri