Teknologji

E pranojnë gjermanët, Tesla po na mund

0

E pranojnë gjermanët, Tesla po na mund


AutoTech


Gazeta Express

30/07/2020 23:46

Drejtori i ri i Audi, Markus Duesmann, ka
pranuar se kompania amerikane e veturave Tesla, është para të tjerave.

Sipas Duesmannit, Tesla është së paku dy vite
para.

“Aktualisht kanë bateri më të mira. Tesla
është dy vite para nesh me sistemin souftverik, si dhe në fushën e vozitjes
autonome”, ka thënë Duesman.

Drejtori i ri i gjigantit gjerman ka nisur
projektin e ri Artemis, më synimin për të ngushtuar këtë epërsi të Teslas. Audi
planifikon 75 modele të reja elektrike deri në fund të vitit 2029. Në zemër të
këtij projekti është vetura elektrike shumë efikase, që duhet të dalë në treg
deri më 2024.

Deri më tash, modelet elektrike të Audit
E-Tron, kanë zhgënjyer në aspektin e efikasitetit.

ërgjegjësinë për zhvillimin e projektit
Artemis e ka marrë Alex Hitzinger, ish inxhinieri i Porschesë.