Ekonomi

Edhe bizneset joaktive përfituan nga Fondi për rimëkëmbje

0









Disa biznese me status joaktiv në Kosovë dyshohet se kanë përfituar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike i Qeverisë së Kosovës, që kap vlerën 385 milionë euro, thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.


Nga ky Fond, Qeveria e Kosovës, më 28 shtator, ka ndarë 60 milionë euro për të ndihmuar bizneset që kanë pësuar humbje nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.


Nga kjo vlerë, bizneset kanë përfituar varësisht nga numri i punëtorëve që kanë pasur të regjistruar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), në muajin dhjetor të vitit 2019.


Shahini në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se disa biznese joaktive ose pasive, e kanë keqpërdorur kriterin e Ministrisë se Financave për freskimin e të dhënave në Sistemin Elektronik- EDI në ATK, duke paraqitur llogaritë bankare private.


“Realisht këto biznese kanë qenë pasive dhe jozyrtarisht të mbyllura. Në këtë kuadër kanë keqpërdorur ndihmën e shtetit, duke freskuar të dhënat në sistemin e ATK-së. Por, janë raste të izoluara dhe nuk janë shumë, për fat të mirë”, tha Shahini.


Shkrimin e plotë mund ta gjeni KËTU