Teknologji

Google, i paralajmëron përdoruesit për përditësimin e Chrome

0

Google
u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve të shfletuesit të saj Chrome, që të
përditësojnë atë menjëherë
.

Kjo për shkak të lëshimeve të sigurisë, të
zbuluara së fundi në Chrome, transmeton Koha.

Google sot ka lansuar versionin e ri të
Chrome-it (78.0.3904.87) për Windows, Mac e Linux.

Ky version rregullon dobësitë e versionit të
kaluar, me të cilat sulmuesit mund të merrnin nën kontroll sistemet e prekura.

Agjencia e Sigurisë Kibernetike e
Infrastukturës (CISA) e SHBA-së ka inkurajuar përdoruesit e administratorët që
të marrin përditësimin urgjent të Chromit.