Sport

Ish-ylli i Prishtinës dhe Dritës tregon tifoz i cilës skuadër është

0

Ish-ylli i futbollit kosovar, Xhevdet Llumnica, ka bërë të ditur se ai është tifoz i Prishtinës, pasi që edhe vjen nga kryeqyteti kosovar, përderisa ka shtuar se edhe me Dritën ka kujtime të mira.

Xhevdet Llumnica luajti në futbollin kosovar deri në vitin 2001, kur me një transferim nga Prishtina, ai e nisi karrierën e tij 14-vjeç për një numër të klubeve në Suedi, transmeton Gazeta Express.

Llumnica kishte
shkëlqyer gjatë karrierës së tij si futbollist për Dritën dhe Prishtinën, mirëpo
ai s’e pati mundësinë të luante në Evropë me këto dy skuadra përgjatë karrierës
së tij shkaku i izolimit të Kosovës.

Tani ai thotë se do
të dëshironte t’i shihte këto dy ish-klube të tij në Evropë sezonin e ardhshëm,
përderisa bëri të ditur se ai vetë është tifoz i Prishtinës.

“Është ende shumë herët
të flitet se cilat skuadra do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë. Unë do të kisha
dëshiruar ta shohë Prishtinën dhe Dritën t’i shoh në Evropë, pasi që kam luajtur
në këto dy klube”, ka thënë Llumnica në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Tifoz jam i
Prishtinës sepse jam edhe vetë nga Prishtina, por kam shumë kujtime të mira
edhe me Dritën dhe me tifozët e tyre. Edhe pse jam dy klube që janë shumë konkurrente
mes vete, mu më ka rastis që kam luajtur me të dyja dhe kam  fituar me të dyja”. /Gazeta Express/

The post Ish-ylli i Prishtinës dhe Dritës tregon tifoz i cilës skuadër është appeared first on Gazeta Express.