Sport

“Ishte një konflikt mes tij dhe klubit” – Koeman flet për marrëdhëniet me Messin

0

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka këmbëngulur se mes tij dhe kapitenit Lionel Messi nuk ka asnjë konflikt, pas vendimit të legjendës së klubit për ta ndërruar mendjen dhe për të qëndruar në Camp Nou.

Messi e njoftoi Barcelonën se dëshironte të
largohej nga klubi pas sezonit 2019/20, i cili ishte tejet zhgënjyes dhe dëshpërues
për të pasi Barça dështoi ta fitojë qoftë një trofe të vetëm dhe u turpërua 8:2
nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, 33-vjeçari e ndryshoi mendjen dhe
vendosi të qëndrojë në fund të fundit, në mënyrë që ta shmangë betejën ligjore
me klubin që e dashuron.

Messi është rikthyer në stërvitje për t’u përgatitur
për sezonin e ri, i cili është i fundit në marrëveshjen e tij të tanishme me
klubin. Prandaj e ardhmja e argjentinasit është në dyshim.

Koeman, i cili u soll në Camp Nou për ta zëvendësuar
Quique Setienin pas disfatës kundër Bayernit, ka thënë se çfarëdo konflikti që
ekziston është mes lojtarit dhe klubit dhe se ai dhe Messi kanë folur shpesh
herë që prej se argjentinasi vendosi të qëndrojë në Camp Nou.

“Ai ishte një konflikt mes Messit dhe klubit. Kam
folur me Messin që prej atëherë dhe ne do të vazhdojmë si zakonisht”, tha
Koeman për Fox Sports.

“Po punojmë për sezonin e ri dhe them se do ta
bëjmë me këtë grup lojtarësh me të cilin jemi duke u përgatitur”, nënvizoi ai. /Gazeta
Express/

The post “Ishte një konflikt mes tij dhe klubit” – Koeman flet për marrëdhëniet me Messin appeared first on Gazeta Express.