Sport

Joshua: Usyk është i mençur, por unë jam këtu për ta lënduar

0

Anthony Joshua e ka paralajmëruar boksierin ukrainas Oleksandr Usyk njerëzit nuk e respektojnë fuqinë e boksit të tij.

Fuqia e grushtit të Usyk do të sprovohet si kurrë më parë në
meçin e tij të dytë në kategorinë e rëndë, kundër Derek Chisorës të shtunën mbrëma.

Boksieri ukrainas është sfidues mandator i Joshuas për
titullin e botës në WBO dhe pret që të përballet me kampionin botëror nga
Britania e Madhe në vitin 2021.

Joshua i ka shpjeguar taktikat e ukrainasit në ring: “Kur
luftova me Andy Ruiz Jr në meçin e dytë, iu përshtata stilit të Usyk.”

“Godit por mos merr goditje, kjo është shkenca e ëmbël e
boksit. Këtë e mëson nga amatorët”, shtoi ai.

“Unë kam qenë amator për dy vjet e gjysmë dhe ende i përdor
stilet e ndryshme. Usyk ka qenë amator për një kohë të gjatë prandaj e ka marrë
me vete në boksin profesionist edhe stilin ‘godit dhe mos merr goditje’. Çfarë më
ka ndihmuar mua? Nganjëherë e di si përkulem dhe ta lëndoj dikë”, shpjegoi
Joshua.

“Duhet t’i lesh të kuptojnë se je aty për shkak të ritmit
pas 12 rundeve. Nganjëherë njerëzit nuk e respektojnë këtë forcë”./Gazeta
Express/

The post Joshua: Usyk është i mençur, por unë jam këtu për ta lënduar appeared first on Gazeta Express.