Sport

“Juventusi ëndërron Champions Leaguen”

0

Objektivi i Juventusit është Liga e Kampionëve.

Këtë
vazhdon ta thonë vazhdimisht futbollistët e Jucventusit, i fundit është Sami
Khedira.

Ai
shpreson që me Cristiano Ronaldon në skuadër, Juve do të arrijë të triumfojë në
Ligën e Kampionëve.

Gjermani
tashmë e ka fituar një trofe të UEFA Champions League, në sezonin 2013/14 me
Real Madridin.

“Ëndërroj
që ta fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin. Iu afruam tri vite më parë me
finalen kundër Real Madrid. Besoj se brenda pak viteve mund ta fitojmë Ligën e
Kampionëve me Juventusin, nuk është vetëm ëndrra ime, por e të gjithë fansave”,
u shpreh ai.

Juve
e ka fituar për herë të fundit këtë trofe në vitin 1996, duke e mposhtur Ajaxin
me penallti në stadiumin Olimpico në Romë. /Gazeta Express/

The post “Juventusi ëndërron Champions Leaguen” appeared first on Gazeta Express.