Sport

Kastrati luan pak në fitoren e Dinamos së Zagrebit

0

19:34 / E Diele, 07 Mars 2021 / A. A

Lirim Kastrati u inkuadrua në pjesën e dytë te Dinamo Zagrebi, derisa ekipi nga kryeqyteti kroat po fitonte 2-0 kundër Rijekës.

Sulmuesi kosovar luajti 20 minuta, por nuk la shumë gjurmë në këtë takim.

Kastrati e ka humbur vendin e titullarit në formacionin e Dinamos, duke mos luajtur nga fillimi në kampionat që nga nëntori.

Në të gjitha garat, ai ka shënuar 2 gola në 20 ndeshje.

/Indeksonline/