Teknologji

Keni frikë se telefoni juaj përgjohet? Këto janë 6 mënyrat për ta zbuluar

0

Keni frikë se telefoni juaj përgjohet? Këto janë 6 mënyrat për ta zbuluar


AutoTech


Gazeta Express

07/04/2021 18:07

Këto janë gjashtë mënyra për ta kuptuar nëse telefoni juaj po përgjohet. Telefonët janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen, dhe kjo sigurisht që nuk i konvenon askujt, por si ta dini nëse telefoni juaj po përgjohet. Më poshtë ju sjellim 6 mënyra për ta kuptuar atë:

1.Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e
telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të
SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit.

2.Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në
mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, telefoni juaj me gjasë përgjohet.

3.Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj
celular. Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni
përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të
kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.

4.Shihni punim të çuditshëm të telefonit. Nëse
celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe trashet vetvetiu ose ju nuk mund
ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër po merret me telefonin tuaj.

5.Kushtojini rëndësi mesazheve të koduara.
Nëse merrni një mesazh tekst në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të
fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga
person i paautorizuar.

6.Dëgjoni zëra paralelë kur jeni duke
biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave,
sinjaleve ose zërit, por shkaktare mund të jetë edhe pajisja të cilën një i
tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.