Teknologji

Kjo është vetura e re e Volkswagen

0

Edhe
prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Volkswagen, ka përgatitur disa modele
të modifikuara për panairin e sivjetmë të veturave të modifikuara – SEMA, i
cili mbahet në Las Vegas nga 5-8 nëntor. Në mesin e këtyre modeleve, janë SUV-i
Atlas dhe Jetta GLI.

I quajtur, Volkswagen Jetta GLI by H&R, vjen
me amortizatorët “H&R”, rrotat 20-inç “Rotiform”, paketën për aerodinamikën
si dhe eksterier me disa zbukurime, transmeton Koha.net. Po ashtu, Volkswageni
për SEMA-n e sivjetme ka përgatitur edhe SUV-in Atlas Basecamp Concept, një
koncept i përshtatshëm për aventuristët dhe kamping në natyrë.

Koncepti Atlas Basecamp vjen me disa pjesë
shtesë për siguri, amortizatorët “H&R”, rrotat “fifteen52 Traverse MX
Concept me goma për të gjitha terrenet (265/70R17), bagazh shtesë mbi çati,
dritat LED në çati, si dhe rimorkion “HIVE EX” në të cilin, ndër të tjera, ka
një shtrat, mini-kuzhinë dhe frigorifer, ndërsa në çatinë e saj është paraparë
hapësira për dy biçikleta.

Gjithashtu, për krijimin e këtij koncepti si
bazë ka shërbyer Atlas SEL Premium, që do të thotë se nën kofano ka motorin
benzinë 3.6-litër VR6 me kapacitet prej 276 kuajfuqi në kombinim me marsshin
automatik dhe sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat – 4Motion.

Në këtë panair, Volkswageni do të prezantojë
edhe konceptin Atlas Adventure, i cili vjen me eksterier me ngjyrë portokalli,
kofanon me ngjyrë të zezë, dritat shtesë në pjesën e përparme, bagazh mbi çati
(në të cilin është edhe tenda për fjetje), amortizatorët e modifikuar
“H&R”, rrotat “Yokohama Off-Road”, mbrojtësit e zgjeruar, si dhe me dronin
“DJI Mavic”.