Sport

Klubi brazilian lëshon thirrje raciste virtuale në stadium

0

Klubi brazilian Pelotas pritet të gjobiten me rreth 15 mijë euro pasi lëshuan thirrje raciste virtuale në stadium gjatë ndeshjes kundër rivalit Brasil de Pelotas, të shtunën.

Ndeshja, e cila u zhvillua prapa dyerve të  mbullura pasi Brazili po vazhdon luftën kundër
Covid-19, ishte ndeshja e fundit në kampionatin shtetëror të Gauchos, ndërsa
asnjëra skuadër nuk e arriti fazën e play-offs, transmeton Gazeta Express.

Gjatë ndeshjes u lëshua një këngë dhe disa thirrje nga altoparlantët
e stadiumit ku përdorej temri “majmunë” drejt tifozëve të klubit rival të
Pelotas.

Ky incident tani është raportuar në Gjykatën e Drejtësisë në
Sport në Rio Grande de Sul, ndërsa Pelotas rrezikon të dënohet me ulje të pikëve
dhe gjobë prej rreth 15 mijë eurove.

Klubi ka reaguar pas këtij incidenti, duke e fajësuar
kompaninë e kontraktuar nga ta, pasi tha se nuk kishte mjaftueshëm staf për ta
analizuar përmbajtjen e thirrjeve dhe këngëve para ndeshjes.

“Pasi që ishte një ndeshje pa praninë e tifozëve në stadium,
në pajtimet me udhëzimet e autoriteteve përkatëse, klubi vendosi ta punësojë një
kompani për prezantimin e këngëve të tifozëve tanë, me qëllimin e vetëm për t’i
inkurajuar lojtarët tanë gjatë ndeshjes”, thuhet në deklaratën e publikuar.

“Për fat të keq, kompania e kontraktuar përfshiu edhe këngë
provokative drejt klubit kundërshtar, pa miratimin e klubit. Duam ta theksojmë
se një gjë e tillë nuk ishte në kontratë”.

“Si rezultat, Esporte Clube Pelotas u kërkon falje të gjithë
sportistëve, tifozëve dhe profesionistëve të të dyja klubeve, që u ndien të
ofenduar, dhe publikut në përgjithësi”. /Gazeta Express/

The post Klubi brazilian lëshon thirrje raciste virtuale në stadium appeared first on Gazeta Express.