Sport

Koeman e konfirmon se Depay do t’i bashkohet Barcelonës

0

Ronald Koeman e ka pranuar se Memphis Depay do t’i bashkohet atij në Barcelonë, por ka nënvizuar se për të ndodhur kjo, klubi duhet së pari të shesë futbollistë.

Për Depay është përfolur vazhdimisht kohëve të
fundit se do të ribashkohet me ish-trajnerin e vet në Kombëtaren e Holandës,
Koeman, në Barçë, pasi shkëlqeu për Lyonin në Ligën e Kampionëve sezonin e
kaluar, transmeton Gazeta Express.

Por, presidenti i Lyonit, Kean-Michel Aulas,
tha në fillim të kësaj jave se Barcelona nuk mund ta përballojë blerjen e Depay
për shkak të krizës financiare të shkaktuar nga koronavirusi.

Koeman, i cili e zëvendësoi Quique Setienin në
postin e trajnerit të Barçës, u pyet për ish-yllin e Manchester Unitedit Depay
pas lajmeve se ai do të kalojë në Camp Nou për 25 milionë euro.

“Në mënyrë që Depay të vijë, ne duhet të
shesim fillimisht”, tha Koeman për Fox Sports.

Koeman pret ta nisë sezonin në La Liga pa përforcimet
e mundshme, megjithatë: “Po punojmë për sezonin e ri dhe mendoj se do ta nisim
atë me grupin e njëjtë të lojtarëve që i kemi tani”.

Barcelona do ta nisë sezonin e ri 2020/21 në
La Ligë në nikoqire e Villarealit të Unai Emery më 26 shtator. /Gazeta Express/
 

The post Koeman e konfirmon se Depay do t’i bashkohet Barcelonës appeared first on Gazeta Express.