Ekonomi

Krizë në Telekom, punëtorët nuk i marrin pagat – Lajmet e fundit

0









Lexo Detajet

Një pjese të punëtorëve të Telekomit të Kosoves nuk i doli paga e muajit nëntor, shkak për këtë, bllokimi i llogarive bankare nga ATK


Një pjesë e punëtorëve të Telekomit, nuk kanë pasur arsye t’i ofrohen bankomatit në këtë fillim-muaji.


Pjesës së menaxhmentit të kësaj kompanie publike, nuk u kanë dal pagat për muajin tetor.


E shkak për këto vonesa është bllokimi i llogarive bankare që Administrata Tatimore e Kosovës, ia bëri Telekomit.


ATK ka riprogramuar marrëveshjen me Telekomin përmes së cilës do të bëhet pagesa e borxhit tatimor me këste. Në këtë rast tatimpaguesi në fjalë obligohet që borxhin ta pagua brenda 12 muajve.Si rezultat i mos respektimit të marrëveshjes që ka pas më herët Telekomi me ATK-së është bërë bllokimi i llogarive bankare, sipas dispozitave ligjore.


Ndërkaq, kryetari i Sindikatës së Punëtoreve të Telekomit, Lamih Balaj, nuk e sheh shqetësuese këtë fakt.


“Një pjesë që janë më menaxheriale, nuk iu kanë dalë pagat. Ndërsa pjesës tjetër të terrenit e punëtoreve tjërë, iu kanë dalë pagat. Nuk është shqetësuese, nuk është e vertetë që Telekomi nuk mundet me i qit pagat”


Se do t’i marrin pagat brenda kësaj jave, e thotë edhe kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.


“Momentin kur ka vendosur ATK të na i bllokojë llogaritë, ka arritur që të na i terhek 320 mijë euro, ndërsa kur kemi hy në marrëveshje me ta, u dashtë me pagu edhe 300 mijë euro të tjera”, ka thënë Istrefi për T7.


Sipas Istrefit, më kohë i dërguan kërkesë ATK-së, që ta arrijnë një marrëveshje paraprake, por këta të fundit nuk iu përgjigjen asaj.


Ndërsa kjo, sipas Istrefit, po e dëmton Telekomin edhe në raport me partnerët.


“Situata që e ka krijuar bllokimi i llogarive, ka krijuar edhe një panikë tek partneret tanë operatorë ekonomik”, ka shtuar ai.


Istrefi thotë institucionet e vendit po i ofrojnë vetëm përkrahje morale Telekomit, gjë për të cilën tani nuk kanë nevojë.