Teknologji

Kujdes, ky virus i ri mund t’iu vjedhë të dhënat nga telefoni

0

Kujdes, ky virus i ri mund t’iu vjedhë të dhënat nga telefoni


AutoTech


Gazeta Express

03/04/2021 1:20

Një virus i fuqishëm mund të marrë
kontrollin  e plotë të telefonit Android
dhe t’ju vjedhë të dhënat.

Sipas studiuesve të sistemeve të sigurisë, ky
virus është i maskuar në formën e një përditësimi, që instalohet si aplikacion
jashtë Google Play, dhe fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e të
shënjuarit drejt e në serverat e operatorit.

Bëhet fjalë për hackim mesazhesh, kontakte,
detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, për thirrjet telefonike, si dhe për
shkrepje fotosh duke përdorur kamerat e telefonit.

Ky virus përgjon edhe vendndodhjen, pohojnë
studiuesit, pa e kuptuar përdoruesi.

“Është më i sofistikuari i realizuar deri më
sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar”,-  thotë drejtori i kompanisë Zimperium,
Shridhar Mittal.

Risjellim në vëmendje se sistemi Android i
smarphone-ve vijon të mbetet më i lehti për t’u sulmuar, ndërsa ende nuk ka një
zgjidhje për shmangien e viruseve të karakterit të tillë.