Kujdes, ky virus i ri mund t’u vjedhë të dhënat nga telefoni

Një virus i fuqishëm mund të marrë
kontrollin e plotë të telefonit Android
dhe t’ju vjedhë të dhënat.
Sipas studiuesve të sistemeve të sigurisë, ky
virus është i maskuar në formën e një përditësimi, që instalohet si aplikacion
jashtë Google Play, dhe fsheh dhe filtron vjedhurazi të dhënat nga pajisja e të
shënjuarit drejt e në serverat e operatorit.
Bëhet fjalë për hackim mesazhesh, kontakte,
detaje të pajisjes, historikun e kërkimit, për thirrjet telefonike, si dhe për
shkrepje fotosh duke përdorur kamerat e telefonit.
Ky virus përgjon edhe vendndodhjen, pohojnë
studiuesit, pa e kuptuar përdoruesi.
“Është më i sofistikuari i realizuar deri më
sot dhe duhet të jetë dashur shumë kohë për ta krijuar”,- thotë drejtori i kompanisë Zimperium,
Shridhar Mittal.
Risjellim në vëmendje se sistemi Android i
smarphone-ve vijon të mbetet më i lehti për t’u sulmuar, ndërsa ende nuk ka një
zgjidhje për shmangien e viruseve të karakterit të tillë.