Teknologji

Kush mund të komentojë në postimin tuaj? Facebook vjen me ndryshimet e reja

0

Kush mund të komentojë në postimin tuaj? Facebook vjen me ndryshimet e reja


AutoTech


Gazeta Express

03/04/2021 11:01

Facebook ka nisur një menu të re që lejon profilet
personale, publike dhe të faqeve që të kufizojnë përdoruesit nga futja e
komenteve.

“Ndryshimi i audiencës që mund të komentojë në një postim
duhet t’u lejojë administratorëve të kontrollojnë më tej bisedën dhe të
zvogëlojnë ndërveprimet e mundshme të padëshiruara”, tha rrjeti social.

E njëjta risi është në dispozicion për menaxhimin e markave,
në mënyrë që të garantojë një dialog të respektueshëm me politikat vetëm me personat
ose faqet e etiketuara.

“Media sociale i lejon njerëzit të diskutojnë, të ndajnë dhe
të kritikojnë lirshëm dhe në një shkallë të gjerë, pa kufij ose ndërmjetësim të
detyruar më parë nga media tradicionale, por ne jemi të vetëdijshëm se ka
nevojë për rregulla bazë të rëna dakord, si në platformat e medieve sociale,
ashtu edhe në shoqëri në përgjithësi”, shpjegoi zëvendëspresidenti i Facebook
për Çështjet Globale, Nick Clegg.

Nëpërmjet kësaj risie, kur redaktoni postimin, pasi ta keni
botuar, një ikonë në formën e një mesazhi me fjalët “kush mund të komentojë në
postimin tuaj” do të hapë tre opsione të ndryshme, nga të cilat mund të
zgjidhni nëse do t’i lini komentet të hapura për të gjithë, vetëm për miqtë ose
ekskluzivisht për personat dhe faqet e përmendura.