Sport

La Liga këmbëngul në kompletimin e sezonit, përkundër koronavirusit

0

Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, ka thënë se shtëpia e futbollit spanjoll është e vendosur ta shpëtojë sezonin, edhe nëse nuk mund të rinisë ai në fillim të muajit maj.

La Liga, bashkë me ligat e tjera të mëdha
evropiane, janë pezulluar për shkak të shpërthimit të pandemisë koronavirus. Asnjë
ndeshje nuk është zhvilluar në ligën elitare spanjolle që prej 10 marsit, transmeton
Gazeta Express.

Spanja është goditur rëndë nga Covid-19, pasi
mbi 3.000 persona kanë vdekur dhe më shumë se 47.000 janë infektuar me këtë
virus.

Sezoni 2019/20 i La Ligës është pezulluar deri
në një datë të papërcaktuar.

Rubiales tha të mërkurën se ekziston mundësia që
sezoni të zgjatet përtej datës së caktuar të përfundojë, në mënyrë që të
zhvillohet të gjitha ndeshjet e mbetura dhe të mos shkurtohet sezoni.

“Prioriteti ynë është ta kompletojmë sezonin. Nuk
mund thjesht t’i detyrojmë ekipet të bien nga liga tani. Ekipet duhet të
promovohen me të drejtë”, tha ai.

“Qindra ekipe presin kompletimin e sezonit. Kur
vendi ta marrë veten, atëherë do të jetë koha për ta kompletuar sezonin aktual.
Ideja është ta shpëtojmë sezonin”, theksoi ai. /Gazeta Express/

The post La Liga këmbëngul në kompletimin e sezonit, përkundër koronavirusit appeared first on Gazeta Express.