Sport

Lëndohet rëndë portieri i Barcelonës

0

30-vjeçari arriti në Camp Nou nga Valencia këtë verë në një marrëveshje me vlerë prej 26 milionë euro plus bonuse.

Me lëvizjen e Jasper Cillessen në të kundërt, Neto u soll për të siguruar konkurrencë për Marc-Andre ter Stegen, përcjell lajmi.net.

Por Ernesto Valverde ka marrë lajm zhgënjyes pasi braziliani ka pësuar lëndim në seancën stërvitore para ndeshjes me Napolin.

Barcelona njoftoi në faqen e tyre zyrtare se Neto është diagnostikuar me një thyerje të eshtrave skafoid dhe shkalla e dëmtimit do të përcaktohet të hënën.

Raportet në Spanjë sugjerojnë se braziliani, i cili është paraqitur në katër ndeshjet e para sezonit të Barcelonës, ka të ngjarë të humbasë pesë javë në fushë. /Lajmi.net/