Sport

Llumnica: Në futbollin kosovar mungon disiplina

0

Ish-futbollisti i njohur kosovar, Xhevdet Llumnica, beson se futbollit kosovar i mungon disiplina, pasi që thotë se lojtarët e humbin fokusin gjatë ndeshjes dhe i lënë prapa vetes taktikat dhe strategjinë e përgatitur për ndeshje.

Gara në Superligën e Kosovës vazhdon të jetë e zjarrtë. Në dy sezonet e fundit, kampioni u vendos vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit, ndërsa këtë herë janë ende në garë tri klube për t’u shpallur kampionë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, përderisa gara – edhe ajo për
mbijetesë – vazhdon të jetë mjaft interesante, futbolli kosovar vazhdon të
kritikohet për cilësinë e futbollit që e ofron në fushën e lojës. Llumnica
beson se një pikë ku çalojnë klubet kosovare është disiplina.

“Mirëpo, ajo që e kam parë në disa ndeshje në futbollin tonë është se na mungon ajo qetësia, disiplina në lojë për 90 minuta. Në ndeshjet kundër klubeve elitare, mjafton ta humbësh përqendrimin për dhjetë minuta dhe menjëherë ndëshkohesh”, ka thënë Llumnica në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Në disa ndeshje që i kam parë, ekipet dalin prej sistemit që e kanë planifikuar, nga plani i lojës, lojtarët dalin nga pozitat e tyre dhe e humbin përqendrimin dhe kjo të kushton. Duhet të punohet shumë më shumë me taktika dhe të punohet për të pasur disiplinë për të gjithë ndeshjen”. /Gazeta Express/

The post Llumnica: Në futbollin kosovar mungon disiplina appeared first on Gazeta Express.