Sport

Messi: Marr përgjegjësi nëse gabova, por e bëra për të mirën e Barcelonës

0

Lionel Messi dëshiron t’i lërë prapa mosmarrëveshjet e verës me Barcelonën dhe këmbëngul se asnjëherë nuk ka menduar t’i shkaktojë dëme klubit katalonas.  

Muajin e kaluar, Messi i bëri kërkesë Barcelonës ta
aktivizojë një klauzole në marrëveshjen e tij e me klubin, cila do ta lejonte atë
të largohej falas, transmeton Gazeta Express.

Barcelona, megjithatë, u kundërpërgjigj fuqishëm, duke thënë
se afati për ta aktivizuar atë klauzolë kishte mbaruar tashmë duke qenë se kërkesa
duhej të bëhej në qershor dhe jo në gusht.

Në vend se ta sfidojë Barcelonën në gjykatë, Messi vendosi në
fillim të këtij muaji të heqë dorë nga kërkesa për largim dhe si pasojë do të qëndrojë
në klub edhe në sezonin 2020/21.

Messi ka hyrë në vitin e fundit të marrëveshjes me Barçën,
prandaj e ardhmja e tij nuk është aspak e sigurt duke parë sesi mllefi i tij me
klubin katalonas e arriti pikën më të lartë.

Në një intervistë të mërkurën për Sport, Messi megjithatë i
siguroi tifozët e Barçës se asnjëherë nuk e ka pasur për qëllim t’i ofendojë,
duke këmbëngulur se gjithmonë e ka pasur në mendje interesin më të mirë të klubit.

“Marr përgjegjësi për gabimet e mia dhe nëse ka pasur të
tilla, i bëra vetëm për ta bërë Barcelonën më të mirë dhe më të fortë”, tha
Messi.

“Kam dashur t’u dërgoj mesazh tifozëve dhe të gjithë shoqërisë.
Nëse në çfarëdo çasti, ndokush prej tyre u ofendua nga diçka që kam thënë apo
kam bërë, mos ta ketë asnjë dyshim se gjithçka që kam bërë, gjithmonë e kam bërë
duke menduar për më të mirën e klubit”, shtoi Messi. /Gazeta Express/   

The post Messi: Marr përgjegjësi nëse gabova, por e bëra për të mirën e Barcelonës appeared first on Gazeta Express.