Sport

Milani njofton se s’do t’i nisë stërvitjet shkaku koronavirusit

0

Për
shkak të COVID-19, Milani ka shtyrë stërvitjet për një datë të pacaktuar

Milani
ka njoftuar se s’do të kthehen në stërvitje deri ditën kur njerëzit kompetent të
japin dritën e gjelbër për ta bërë një gjë të tillë, pasi vendi po përballet me
armikun e frikshëm dhe të padukshëm, koronavirusin.

Italia
është totalisht e mbyllur deri me 3 prill, por duke parë situatën që nuk po përmirësohet,
vështirë se do të kthehet normaliteti edhe për një kohë për shkak të COVID-19.

Pas
Napolit dhe Lazios, tani edhe Milani ka njoftuar se s’do të dalin në stërvitje
deri në njoftimin e radhës. /Gazeta Express/

The post Milani njofton se s’do t’i nisë stërvitjet shkaku koronavirusit appeared first on Gazeta Express.