Teknologji

Ndryshojnë logo e ngjyrat për Facebook, Instagram e Whatsapp

0

Facebook ka zbuluar logon e re që i dallon nga brendet e tjera.

Facebook është duke prezantuar një markë të re për produktet
dhe shërbimet e saj në një përpjekje për të dalluar kompaninë nga aplikacioni
dhe faqja e saj e njohur.

Instagram-i dhe WhatsApp-i janë ndërmjet shërbimeve që do të
mbajnë markën e re FACEBOOK brenda javëve të ardhshme.

Aplikacioni kryesor i Facebook dhe faqja e internetit do të mbajnë sërish markën e saj tepër të dallueshme në ngjyrën blu.

Logoja e re, e cila është e shkruar e gjitha në gërma kapitale, përdor “tipografi të veçantë” dhe “qoshet e rrumbullakosura” në mënyrë që produktet dhe aplikacionet e tjera të kompanisë të duken ndryshe.

Marka gjithashtu do të shfaqet në ngjyra të ndryshme në
varësi të produktit që do të prezantojë. Për shembull, do të jetë jeshile për
WhatsApp-in:

“Ne donim që marka të lidhej në mendime me botën dhe
njerëzit në të,”- tha Facebook – “Sistemi dinamik i ngjyrave e bën këtë duke
marrë ngjyrën e mjedisit të tij.”

Shefi i marketingut në Facebook, Antonio Lucio tha:
“Njerëzit duhet të dinë se cilat kompani i bëjnë produktet që ata përdorin. Ne
filluam të jemi më të qartë për produktet dhe shërbimet që janë pjesë e
Facebook vite më parë.

“Ky ndryshim i markës është një mënyrë për të komunikuar më
mirë strukturën tonë të pronësisë për njerëzit dhe bizneset që përdorin
shërbimet tona për t’u lidhur, ndarë, krijuar komunitet dhe rritur audiencën e
tyre.”

Senatorja e SHBA-së Elizabeth Warren, e cila është kandidate
për presidente ka thënë se dëshiron t’i ndajë kompanitë e mëdha të teknologjisë
Facebook, Google dhe Amazon dhe t’i vendosë ato nën ligje më të ashpra.

Plani i markës së re mund të duket si kundër nga ana e
Facebook, por zonja Warren nëpërmjet është shprehur se:

“Facebook mund të ndërtojë sa të dëshirojë një markë të re, por ata nuk mund ta fshehin faktin se janë shumë të mëdhenj dhe të fuqishëm. Ka ardhur koha për të ndaluar Teknologjitë e Mëdha.