Life

Nëna detyron aeroplanin të kthehet pasi harron fëmijën në aeroport

0


Një avion është kthyer mbrapsht në aeroport pasi një nënë pohoi se kishte harrur fëmijën e saj në terminal.

Saudi Airlines ishte nisur në fluturim nga Jeddah, Arabinë Saudite, për në Kuala Lumpur, Malajzi.

Por nëna u kujtua në avion se kishte lënë fëmijën në terminal dhe i kërkoi pilotëve te ktheheshin për ta marrë.

Piloti i kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport, përcjell Ora News.

Rrethanat në të cilat nëna harroi fëmijën në aeroport janë të paqarta.

Dhe kjo çoi në vonesën e fluturimit në 45 minuta.

Ne Life