Teknologji

Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat

0

Nëse keni një kompjuter Dell dhe iPhone atëherë jeni me fat


AutoTech


Gazeta Express

25/03/2020 23:22

Në janar
Dell prezantoi një softuer të quajtur Mobile Connect dhe premtoi që në pranverë
do të jetë i disponueshëm edhe në iPhone.

Prodhuesi i kompjuterëve ka përditësuar Mobile
Connect për të ofruar transferimin e përmbajtjes mes iPhone dhe kompjuterit
tuaj Dell por jo vetëm.

Përdoruesit mund të komandojnë iPhone e tyre
direkt nga kompjuteri. Shkëmbimi i përmbajtjeve është i kufizuar në vetëm foto
dhe video por besojmë se është e mjaftueshme duke qenë se shumica e përdoruesve
duan të ruajnë fotot në telefon.

Komandimi i ekranit të iPhone është ajo çfarë
prisni. Në kompjuter shfaqet ekrani i iPhone që mund ta komandoni dhe
kontrolloni me tastierë, maus ose ekran me prekje.

Me ndryshimet e fundit Mobile Connect tashmë
ofrojnë funksionalitete të njëjta mes përdoruesve Android dhe atyre të iPhone.
Aktualisht aplikacioni i Dell është një opsion më i mirë krahasuar me Microsoft
Your Phone. /PCWorld Albanian