Ekonomi

Nitaj thotë se Telekomi ka filluar të operojë me fitime

0









Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka pritur sot në takim menaxhmentin e Telekomit.


Gjatë takimit ministri Nitaj është njoftuar me gjendjen në Telekom, ku u tha se pavarësisht se kjo ndërmarrje ka filluar të punojë me fitime, gjendja vazhdon të mbetet e vështirë, pasi një pjesë e të hyrave duhet të paguhen çdo muaj ndaj Dardafonit, si pjesë e shlyerjes së borxhit.


Përmes një komunikate, thuhet se Nitaj u njoftua se stabiliteti i punës së Telekomit mund të dëmtohet nga teknologjia e vjetër me të cilën operon dhe mungesa e mirëmbajtjes së kësaj teknike.


Sipas tyre, “lajm pozitiv është se pas një kohe të gjatë Telekomi ka filluar të operojë me fitime”.


Në këtë komunikatë thuhet se në takim u kërkua shikimi i mundësisë së riprogramit të borxheve që Telekomi ka ndaj Dradafonit dhe ndërmarrjeve të tjera dhe uljes së shpenzimeve që Telekomi të funksionojë si një ndërmarrje profitabile. /Zëri