Life

Për një trajtim si në sallonet e bukurisë, përdorni këtë dyshe magjike

0

16:03 | 13 Janar 2021

Mjalti dhe kanella janë kombinimi më i mirë për lëkurën.

Kanella është një nga erëzat më të shëndetshme të të gjitha kohrave. Ajo ofron një sërë përfitimesh për shëndetin e organizmit nga koka tek këmbët, shkruan “IconStyle”.

Kjo erëz rekomandohet gjërësisht për shëndetin e lëkurës sepse i rikthen asaj gjallërinë dhe shkëlqimin rinor, transmeton lajmi.net.

4 përfitimet që ofron kanella për lëkurën

Shëron aknet
Kanella është e pasur me antioksidantë. Ajo lufton mykun dhe bakteret që shkaktojnë problemet më të mëdha me lëkurën. Kanella e përthan lëkurën dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Hidratimi i lëkurës
Përmirësimi i qarkullimit të gjakut i jep lëkurës lagështinë e nevojshme.

Për hidratimin e lëkurës rekomandohet përzierja e 3 pikave të vajit esencial të kanellës me disa lugë gjelle me vaj ulliri. Me këtë maskë mund të lyeni edhe buzët e thata.

Kundër lëkurës së thatë
Kanella eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe rikthen butësinë e saj. Ju mund të përzieni vaj ulliri, vaj bajameje, mjaltë, kripë dhe kanellë kundër tharjes së lëkurës.

Kundër ekzemës
Pezmatimi i lëkurës si pasojë e ekzemës mund të zbutet falë përdorimit të kanellës. Përzieni një lugë çaji me kanellë dhe një lugë çaji me mjaltë. Rezultatet e para kundër ekzemës priten brenda një jave nga përdorimi i kurës.

Maskë me kanellë kundër rrudhave
Kanella rekomandohet gjerësisht edhe kundër rrudhave të moshës. Për përgatitjen e kësaj kure ju nevojiten gjysmë luge çaji me kanellë me një lugë gjelle me mjaltë. Maskën mund ta mbani në fytyrë për 5 deri në 10 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët dhe thajeni me peshqir.

Ekspertët thonë se kjo maskë duhet aplikuar në lëkurë dy herë në javë. Kombinimi i mjaltit me kanellën përbën një maskë shumë efikase kundër shenjave të moshës.

Antioksidantët tek kanella dhe mjalti luftojnë radikalet e lira të cilët janë përgjegjës për rrudhjen e lëkurës.

Ato luftojnë inflamacionin dhe mikrobet që shkaktojnë dëme në lëkurë. Kanella mund të shkaktojë irritim tek disa lloje lëkurash.

Përpara se ta vendosni në fytyrë, bëni një test duke e aplikuar në një zonë tjetër të lëkurës dhe nëse ajo e acaron atë, është e udhës të mos e përdorni në fytyrë. 

Ne Life