Teknologji

Përditësime të reja nga Facebook, synim dhurimi për festa

0

Përditësime të reja nga Facebook, synim dhurimi për festa



Gazeta Express

25/11/2020 8:36

Facebook ka prezantuar përditësimet e fundit për përdoruesit e tij, të cilat kanë të bëjnë me festat e fundvitit dhe atë se çfarë i karakterizon më së shumti ato: dhurimin!

Me ndryshimet e reja, ky rrjet social i mundëson përdoruesve të grumbullojnë veshje, ushqim dhe gjëra  të tjera të nevojshme, për t’ia dhuruar më tej, njerëzve në nevojë që gjenden afër vendndodhjes së përdoruesit.

Në momentin që keni vendosur një shifër të artikujve që keni synim për të mbledhur, një gjurmues ju tregon edha sa larg rezultatit që prisni jeni dhe gjithashtu numrin e artikujve që duhet të shtoni për të arritur këtë synim. Ky opsion gjendet në “News Feed” dhe “Timeline”-in tuaj, si dhe në pjesën kryesore të “Community Help”.

Përditësimi u prezantua këtë të hënë dhe pritet të jetë i disponueshëm gjerësisht në ditët në vijim.

Kompania siguron se ky përditësim do të rishikohet vazhdimisht për t’u siguruar që nuk do të shkelen politikat e kompanisë.