Teknologji

Përse nuk duhet të përdorni antibakterialët brenda makinës?

0

Përse nuk duhet të përdorni antibakterialët brenda makinës?


AutoTech


Gazeta Express

21/05/2020 22:41

Larja e
duarve me ujë dhe sapun është këshilla më e mirë që japin ekspertët për të
hequr papastërtitë dhe mikrobet, sidomos gjatë periudhës së pandemisë Covid-19.

Përpos larjes së duarve, njerëzit janë
këshilluar që të mbajnë me vete xhel antibakterial. Por ekspertët thonë se
pastrimin e duarve me antibakterial mund ta bëni në çdo mjedis, vetëm jo brenda
makinës. Dhe për këtë ka një arsye të thjeshtë.

Ata thonë se brenda kabinës së automjetit
temperaturat janë shumë të larta dhe kjo bën që alkooli të avullojë. Në këtë
mënyrë, produkti humbet funksionalitetin dhe nuk do të jetë në gjendje të
eliminojë bakteret. Produktet antibakteriale, sidomos ato me përqindje të lartë
alkooli, mund të shkaktojnë edhe irritime në lëkurë, prandaj rekomandohet që të
bëhet kujdes me sasinë e përdorimit.

Sipas ekspertëve, një tjetër arsye që duhet
shmangur përdorimi i tyre brenda automjetit ka të bëjë me faktin që
antibakterialët përbëjnë një rrezik dhe mund të dëmtojnë automjetin tuaj nëse
rrjedhin. Inxhinierët e automjeteve Ford kanë bërë kërkime në këtë aspekt dhe
kanë dalë në përfundimin se antibakterialët me përbërje të lartë alkooli mund
të dëmtojnë sipërfaqet e brendshme të makinës. /tvklan.al