Sport

Pjanic, pas transferimit në Barcelonë: “Jam shumë i lumtur, Força Barça!”

0

Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës.

Boshnjaku
ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse,
derisa transferimi ndodhi në marrëveshje shkëmbimi, pasi Arthur Melo la klubin
katalunas për “Zonjën e Vjetër”.

Përmes
një video, Pjanic është shprehur i lumtur për kalimin në Camp Nou.

“Jam
shumë i lumtur. Do të jap gjithçka për këtë klub. Shihemi së shpejti. Força
Barça!”.

Barcelona ka njoftuar se Pjanic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024 dhe do të ketë klauzolë 400 milionë euro. /Gazeta Express/

The post Pjanic, pas transferimit në Barcelonë: “Jam shumë i lumtur, Força Barça!” appeared first on Gazeta Express.