Sport

Presidenti i Federatës Franceze: Racizmi nuk ekziston

0

Presidenti i Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, ka thënë se nuk ka racizëm në futboll, pas akuzave që Neymari ia bëri mbrojtësit të Marseille, Alvaro Gonzalez.

Neymari u përjashtua nga ndeshja në disfatën e
Paris Saint-Germain 1:0 kundër Marseille të dielën, e cila mbaroi me një përleshje
mes dy palëve gjatë të cilës ylli brazilian e qëlloi me shpullë pas qafës
Gonzalezin, transmeton Gazeta Express.

Duke u larguar nga fusha, Neymari e akuzoi
Gonzalezin për komente raciste.

Më vonë, Neymar kërkoi falje që e goditi mbrojtësin
spanjoll, duke thënë se veproi si budalla, por ky incident e ka sjellë sërish në
qendër të vëmendjes çështjen e racizmit në futboll.

Në një intervistë për BFM Business, Le Graet
ka folur për incidentin e së dielës dhe tha se çështja e racizmit në futboll
zmadhohet duke e përmendur si dëshmi faktin se tifozët i brohorasin lojtarëve
me ngjyrë kur ata shënojnë gol.

“Kur një lojtar me ngjyrë shënon gol, i tërë
stadiumi çohet në këmbë. Ky fenomen i racizmit në sport dhe në veçanti në
futboll, nuk ekziston aspak apo zor që ekziston”, tha Le Graet. /Gazeta
Express/

The post Presidenti i Federatës Franceze: Racizmi nuk ekziston appeared first on Gazeta Express.