Ekonomi

Qeveria ndan 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri në 100 euro

0

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të ndahen 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri në 100 euro.

Sipas njoftimit, ky vendim është në kuadër zbatimit të Masës 16 për Skemat Pensionale dhe Sociale.

“Edhe vendimi për zbatimin e Masës 16, të për Skemat Pensionale dhe Sociale, të Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike, sipas Vendimit 06/58 të datës 14.01.2021 ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Për këtë qëllim janë ndarë mjete ne shumën prej 21 milionë euro. 7.5 milionë nga këto mjete do të ndahen për dyfishimin e pagesave për ndihmë sociale, ndërsa 13.5 milion për pagesën e shtesës prej 30 euro për skemat pensionale dhe sociale që marrin pagesa deri në 100 euro”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në këtë mbledhje janë ndarë 6.5 milionë euro për bizneset individuale.