Sport

Reagon FIFA, pasi Barcelona u pajtua për t’iu bashkuar Superligës Evropiane

0

FIFA ka thënë se nuk është në dijeni të çfarëdo marrëveshjeje që Barcelona t’i bashkohet Superligës Evropiane.

Presidenti i dorëhequr i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu,
tha të martën se klubi katalonas i kishte nisur procedurat për t’iu bashkuar kësaj
gare të re, transmeton Gazeta Express.

Bartomeu dha dorëheqje të martën mbrëma, bashkë me bordin e
drejtorëve, pas presionit të madh nga tifozët.

Bisedimet për krijimin e një gare të re të quajtur Superliga Evropiane, pjesë e së cilës do të ishin vetëm klubet e mëdha të ligave kryesore evropiane, janë në fazën fillestare.

Në një komunikatë për media, FIFA – organi qeverisës i
futbollit botëror – tha: “FIFA nuk është në dijeni të çfarëdo marrëveshjeje”.

“Siç kemi thënë javën e kaluar, tema e ashtuquajtur ‘Superliga
Evropiane’ shfaqet herë pas here dhe FIFA nuk dëshiron të komentojë më tej për
këtë, duke qenë se ka institucione shumë të mira të futbollit për t’u marrë me
të”, thuhet në reagimin e FIFA-s./Gazeta Express/

The post Reagon FIFA, pasi Barcelona u pajtua për t’iu bashkuar Superligës Evropiane appeared first on Gazeta Express.