Sport

Roma shitet për 591 milionë euro, arrihet marrëveshja

0

Roma e ka konfirmuar arritjen e një marrëveshje për ta shitur klubin te kompania amerikane, Friedkin Group, që e bleu gjigantin e Serisë A për 591 milionë euro.

Pronari paraprak dhe presidenti i klubit, James Pallota, i nënshkroi
të mërkurën në mbrëmje kontratat e nevojshme preliminare për ta shitur Romën te
Dan Friedkin, drejtori ekzekutiv i kompanisë The Friedkin Group, transmeton
Gazeta Express.

Roma e konfirmoi lajmin në një deklaratë të publikuar në
faqen zyrtare të klubit, ndërsa Pallotta u shpreh i kënaqur që u finalizua marrëveshja
dhe insistoi se klubi tani është në duar të sigurta me Friedkin në bordin
drejtues bashkë me djalin e tij, Ryan.

“Me kënaqësi po e konfirmoj se kemi arritur marrëveshje me
Friedkin Group për shitjen e Romës”, ka thënë biznesmeni 62-vjeçar.

“Ne i kemi nënshkruar kontratat dhe gjatë ditëve në vijim do
të punojmë së bashku për kompletimin e procesit ligjor dhe formal që do të
rezultojë në ndërrimin e kryesisë së klubit”.

“Gjatë muajve të fundit, Dan dhe Ryan Friedkin e kanë dëshmuar
përkushtimin e tyre të plotë për finalizimin e kësaj marrëveshjeje dhe për ta dërguar
klubin përpara në aspektin pozitiv. Jam i sigurt se ata do të jetë pronarë të
ardhshëm të mrekullueshëm të Romës”. /Gazeta Express/

The post Roma shitet për 591 milionë euro, arrihet marrëveshja appeared first on Gazeta Express.