Ekonomi

Rukiqi: Nëse ka shtrëngim masash, gastronomet nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë

0









Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka paralajmëruar protesta në rast se autoritetet marrin vendim për shtrengim masash.


Rukiqi në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se gastronomet nuk do të jenë të vetmit që do të protestojnë në rast se ka masa shtrënguese si pasojë e shtimit të rasteve me COVID-19 për çka ka thënë se janë si pasojë e fushatës që bënë partitë politike, transmeton Zeri.info.


“Nëse ka shterngim masash, gastronomet nuk do te jene te vetmit qe do te protestojnë. Biznesi nuk mund ta paguaj vazhdimisht “faturën” e pandemise, sidomos tani kur numri i rasteve është rritur, si pasoje e fushatës zgjedhore”, ka shkruar Rukiqi.


Ndonëse jo zyrtarisht, mediat të ndryshme kanë raportuar se nga 8 marsi pritet që qeveria të merr vendim për shtrengim të masave si pasojë e numërit të lartë të të infektuarve./Zëri